Eksperiencë të jashtëzakonshme të cilën nuk ka për ta harruar kurrë e ka quajtur prezantimin në Javën e Modës në Londër, kreatorja kosovare Yllka Brada.
E veçantë e kësaj është pritja që i kanë bërë në këtë ngjarje prestigjioze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSigurisht, një prezantim i tillë është tejet domethënës për Bradën, i cili që pritet t’i hapë rrugë të tjera për bashkëpunim në fushën e modës në botë.
Veshjet që prezantoi në Javën e modës në Londër janë kreacione të realizuara ndër vite dhe në periudha të ndryshme kohore, derisa përzgjedhja e tyre ka qenë shumë interesante.
Mjaftoi që modelet me veshjet e Yllka Bradës të ngjiten në pistën e modës, për të rënë në syrin e gazetarëve dhe fotografëve të huaj. Pas këtij prezantimi, shkrime të ndryshme u publikuan përfshirë këtu edhe prestigjiozen “Vogue”.
Përveç angazhimeve të shumta me klientë, Brada ka në plan edhe realizimin e një koleksioni të ri.
Yllka Brada është një ndër disejnatoret e pakta në vend që krijon edhe veshje për meshkuj.