Këngëtarja e Norvegjisë në Eurovision 2023, Alessandra, ka publikuar një këngë të re, “Pretty Devil”.
Kënga e re vjen pas “Queen Of Kings” e cila bëri bujë në festivalin e këngës këtë vit, megjithëse nuk e rrëmbeu vendin e parë.
Ajo ka paralajmëruar një turne në Britani dhe Irlandë.
“Kënga flet për mua që i këndoj një vajze që e di se është e mrekullueshme, por në të njëjtën kohë mban shumë pasiguri në vete. Qëllimi i këngës është që ajo ta shohë veten në të njëjtën mënyrë si e shoh unë”, ka thënë Alessandra.
Artikuj të ngjashëm