Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet sollën glamurin e vjetër dhe elegancën moderne në ngjarjen “Met Gala 2022”

Të hënën mbrëma u mbajt ngjarja e përvitshme “Met Gala”, me ç’rast mbi qilimin e kuq të shtruar për gala mbrëmjen më të rëndësishme të modës, parakaluan të ftuar të shumtë nga bota e filmit, muzikës, sportit, politikës dhe modës.

Tema e ceremonisë ishte “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, që është pjesa e dytë e ekspozitës së Institutit të Kostumeve, e cila u hap më 18 shtator dhe që e eksploron origjinën e modës në Amerikë.

Lista e të ftuarve në ngjarjen e sivjetme u përzgjodh nga redaktorja e revistës “Vogue”, Anna Wintour, e cila e drejton këtë ngjarje nga viti 1995.

Si gjithmonë, vëmendja e publikut, fotografëve dhe gazetarëve, ishte tek yjet e pranishëm në ceremoni, në mesin e së cilëve ishin edhe: Blake Livley dhe Ryan Reynolds, Alicia Keys, Sarah Jessica-Parker, Billie Eilish, Gwen Stefani, Kim Kardashian dhe Pete Davidson, Jared Leto, Elon Musk, Hilary Clinton, Naomi Campbell, Kylie dhe Kendall Jenner, Nicki Minaj, Cardi B, Bella dhe Gigi Hadid, Khloe Kardashian, Travis Barker dhe Kourtney Kardashian dhe të tjerë.

Që të gjithë e përfaqësonin ndonjë shtëpi të modës apo disenjator, me kostumet, fustanet dhe aksesorët e tyre, që kishin për qëllim të përshtateshin me glamurin e vjetër, raportoi të martën revista “Vogue”.

Por, vëmendjen më të madhe gjatë natës e rrëmbeu Kim Kardashian. Pak kohë para se të përfundonte parakalimi mbi qilim të kuq, ylli televiziv u shfaq me fustanin e disenjatores Jean Louis, të cilin ikona e hollywoodit Marilyn Monroe e kishte veshur në vitin 1962 kur i bëri serenatë ish-presidentit, John F. Kennedy, në ditëlindjen e tij.

Edhe Dukja e yjeve në ngjarjen e sivjetme “Met Gala” Showbiz Dukja e yjeve në ngjarjen e sivjetme “Met Gala”

Këta ishin disa prej të famshmëve të veshur më së miri në “Met Gala 2022”.

{gallery}