Në përputhje me sloganin e pjesës së parë, i cili është "Live-Die-Repeat", Warner Bros ka filluar përsëri ta zhvillojë vazhdimin e hitit veror të vitit 2014, “Edge of Tomorrow”. Këtë herë, Matthew Robinson (The Invention Of Lying) dha sugjerime dhe u bë skenarist zyrtar i vazhdimit. Ideja është që të kthehen regjisori Doug Liman dhe yjet Tom Cruise dhe Emily Blunt.
Karakteri i Cruise, zyrtari për marrëdhënie me publikun pa trajnim ushtarak, dërgohet në front dhe ngatërrohet në qarkun kohor i cili e ringjall sa herë që e vrasin alienët. Filmi bazohet në stripin japonez të Hiroshi Sakurazaka All You Need Is Kill. Ai ia ka sjellë më shumë se 370 milionë dollarë Warner Brosit nga mbarë bota dhe mori rezultate të shkëlqyeshme nga kritikët dhe u prit mirë nga publiku, shkruan KOHA Ditore.

Studioja tashmë disa vjet po merret me idenë e vazhdimit, ndërsa në vitin 2016 skenaristë duhej të ishin Joe Shrapnel dhe Anna Waterhouse. Në fund, ky version nuk kaloi, por këtë herë thuhet se ka shpresë për Robinsonin.
-
Tom Cruise dhe Brad Pitt e vështirë të ribashkohen në një film të ri të “F1”
-
“Mission: Impossible 8” finalizon historinë e agjentit Ethan Hunt
-
Historia e “Shrekut” vazhdon, më 2026 vjen episodi i radhës
-
Tom Cruise bashkëpunon me “Warner Bros”
-
“Mission: Impossible - Dead Reckoning Part One” së shpejti nëpër kinema