Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Williams merr kritika të forta nga fansat pasi puthi një delfin në Dubai

Williams është në pushime së bashku me nënën e tij në Dubai.

Por, fansat shumë shpejt ia prishën pushimin David Williamsit, pasi që ai shpërndau një foto në të cilin dukej duke puthur një delfin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fansat e zemëruar thanë se anëtari i jurisë Britania Got a Talent ishte "mizor" dhe shprehën zhgënjimin e tyre.

“Këto krijesa të bukura janë vjedhur nga shtëpitë dhe familja e tyre, vetëm pse disa njerëz paguajnë për këtë mizori. Është me të vërtetë dëshpëruese të shohësh një njeri të famshëm, në vend të rolit të mirë në shou, të hedhë poshtë eksplorimet e këtyre kafshëve”, ka shkruar një fans.

Një tjerë ka shtuar: Ëndrra juaj është të notojë me kafshë të burgosura? Shpresoj se kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë për veten tuaj”.