Will Smith gjithmonë do të pendohet që e ka injoruar mundësinë që të bëhet mik me Tupac Shakur, sepse ishte xheloz për miqësinë e ngushtë të legjendës së ndjerë të repit me gruan e tij të tanishme, Jada Pinkett Smith.
Jada e kishte një lidhje të afërt me Tupacin pasi që u takuan si studentë në Shkollën e Baltimore për Arte në Maryland, dhe derisa marrëdhënia e tyre ishte gjithnjë platonike, Will e pranon se ai ishte paksa i inatosur drejt ikonës së Change kur u njoftuan për herë të parë nga aktorja.
I pyetur nëse ishte ndonjëherë xheloz për Tupacin, 51-vjeçari tha për radio emisionin në New York The Breakfust Club, “Që ç’ke me të. Kjo ishte në ditët e hershme. Ishte një peng i madh për mua, sepse kurrë nuk kam mundur të bashkëveproja me Pac".
Will shpjegon se ai gjithmonë kishte ndier se miqësia e Jada dhe Tupac mund të ishte bërë romantike sikur ai të mos ishte përfshirë tashmë me kolegen nga Fresh Prince of Bel-Air, e cila ishte në fillim të 20-ve të saj kur u takuan për herë të parë në vitin 1994, shkruan KOHA Ditore.
"Ata kurrë nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale, por tani kishin hyrë në moshën ku kjo ishte një mundësi, dhe Jada ishte me mua", tha ai.
"Ajo thjesht e donte atë", shtoi Will për atë se si admirimi i Jadas për shokun e saj më të mirë shkaktoi një ndarje midis dy meshkujve në jetën e saj.
"Ai ishte imazhi i përsosmërisë, por ajo ishte me Fresh Prince, kështu që ne ishim në dhomë disa herë, por unë nuk mund të flisja me të. Ai nuk do të fliste me mua nëse unë nuk do të flisja me të".
Edhe
Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë
"Ky është një peng i madh për mua", e pranoi ai. "Nuk mund ta përballoja".
Të gjitha gjasat që Will t’i përmirësonte marrëdhëniet e tij me Tupac u shkatërruan kur reperi u vra në vitin 1996.
Ai dhe Jada u martuan në vitin 1997.