Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Whitaker ndahet nga bashkëshortja pas 22 vitesh martesë

Foto: TMZ

Aktori i njohur i Hollywoodit, Forest Whitaker, i ka dhënë fund martesës 22-vjeçare me bashkëshorten Keisha Nash Whitaker.

Ylli i Hollywoodit dorëzoi të enjten dokumentet e divorcit duke përmendur si arsye “dallime të papajtueshme”.

Fituesi i çmimit “Oscar” nuk ka komentuar publikisht ndarjen nga aktorja, me të cilën ka dy vajza - Sonnet Noel, 22 vjeçe dhe True, 20 vjeçe.

Çifti u takua për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “Blown Away” në vitin 1993, ku Nash, luajti rolin e të dashurës së aktorit.

Whitaker i propozoi vetëm një vit më vonë dhe ata u martuan në vitin 1996 në Montego Bay, Xhamajka./oranews

Artikuj të ngjashëm