Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vin Diesel tregon miqësinë e ngushtë me Michelle Rodriguez

Të dy yjet e kinematografisë, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez do të jenë përsëri në kapitullin e nëntë të sagës “Fast & Furious”.

Me anë të një videoje, Diesel tregoi lidhjen e ngushtë shoqërore mes tyre, të nisur në vitin 2001 në filmin “The Fast and the Furious”. ‘E adhuroj kur engjëlli luan për mua…Dom dhe Letty’, shkruan Diesel, transmeton tch.

“Fast & Furious” është një prej filmave që ka arkëtuar më shumë para në të gjitha kohërat, duke prekur shifrën e 5 miliardë dollarëve.

Filmi është shndërruar në fenomen global që ka bërë për vete publikun, me aksionin, personazhet unikë dhe makinat e shpejtësisë.