Vin Diesel e ka mirëpritur vëllanë e Paul Walker (i cili ngjan me të) në setin e Fast & Furious 9, duke insistuar se ai gjithmonë e bën krenar yllin e ndjerë.
Cody dhe vëllai i tij Caleb Walker u futën për t’i ndihmuar kolegët e vëllait të tyre për ta përfunduar Furious 7 pas vdekjes së Paulit në një aksident automobilistik në vitin 2013, dhe tani ka spekulime që personazhi i Paul, Brian, do të mund ta ketë një paraqitje tjetër në episodin e fundit të franshizës, shkruan KOHA Ditore.
Diesel, i cili është aktor dhe producent i filmit, e postoi një foto bardh e zi të tij dhe Cody nga prapa në Instagram gjatë fundjavës, duke e titulluar atë: "Ka diçka të veçantë që ndodh sa herë që Cody vjen për ta vizituar produksionin... Gjithmonë e bën Pablon krenar!".
Pablo ishte pseudonimi i Dieselit për kolegun e tij të ndjerë, i cili e luajti Brian O’Conner në franshizën Fast & Furious.
Ekipi aktual i aktorëve i përfshinë aktorët e preferuar të Fast si Ludacris, Michelle Rodriguez dhe Tyrese Gibson, si dhe superyllin e mundjes John Cena. Filmi i nëntë në franshizë është planifikuar të shfaqet nëpër kinema në maj të vitit 2020.