Dizajnerja e famshme e modës, ish-këngëtarja, Victoria Beckham, ka thënë se nuk e mban në mend kur është grindur për herë të fundit me bashkëshortin e saj, ish-futbollistin David Beckham.
“Une dhe David? Gjëja e fundit për të cilën jemi ‘grindur’? Ndoshta do të mund të përgjigjëm më vonë sepse tani nuk po më kujtohet hera e fundit që jemi grindur”, ka thënë ajo për numrin e dhjetorit të revistës Allure.
Në këtë intervistë Victoria ka treguar se ka qenë e bullizuar kur ishte fëmijë dhe kjo gjë e kishte përgatitur për famën dhe vëmendjen e tepërt.
Victoria dhe David janë të martuar që nga viti 1999 dhe kishte pasur shumë thashetheme se David e kishte tradhtuar atë. Por, David i kishte mohuar ato.
“Ka pasur shumë spekulime të këqija me të cilat ka qenë shumë e vështirë për t’u përballur”, ka thënë David gjatë dokumentarit të tij në “Netflix”.