Victoria Beckham po duket sikur po pretendon të i jap fund trendit “barbiecore” pasi që ka veshur një palë çizme që vijnë si trend nga një tjetër lodër
Viktoria Beckham sapo deklaroi fundin e “barbiecore” duke veshur çizme gjigande të verdha të lodrës së vogël të xhepit të njohur si “ polly pocket”. Kështu ka raportuat prestigjiozja “instyle” duke publikuar fotografi të Victorias me çizmet.
Mirëpo Viktoria njëherë kishte thënë se preferon më përpara të vdes se të mbath një palë “crocks”.
Të martën, ish-anëtarja e gripit “Spice Girls” ndau një fotografi në “Instagram Storyn e saj ku kishte pozuar me një palë çizme deri te gjunjët, të mëdha e trasha me ngjyrë të verdhë. Ky model është nga një bashkëpunim i brendeve MSCHF dhe Crocs me bazë në Brooklyn.
Ndërsa një version tjetër i këpucëve të stilit vizatimor të “MSCHF-së” për herë të parë u bë viral në fillim të këtij viti duke bërë menjëherë që masat të vënë në dukje ngjashmërinë e çizmeve me këpucët e lodrës “Polly Pocket” , modeli i Victorias gjithashtu paraqiste vrimat që ishin të frymëzuara nga brendi “Crocs”.
Victoria e stiloi veshjen e jashtme me një byzylyk ari, një orë ari dhe vathë të vegjël prej ari, dhe ajo i tërhoqi flokët përsëri në një bisht të ulët.
Victoria nuk ishte e vetmja që promovoi linjën e re të këpucëve përpara datës së lasnimit të tyre 9 gushtit. Paris Hilton u fut gjithashtu në argëtimin” Polly Pocket” duke ndarë një përmbledhje të fotografive të verdha të ndezura në Instagramin e saj të hënën.
Në disa nga “snapat”, që kishte pozuar para një grafike të markës” Crocs” dhe “MSCHF”, ndërsa modelonte çizmet së bashku me frazën e saj të njohur, "Sliving."
Edhe
Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar
"Bëjeni verën tuaj ekstra të nxehtë me @MSCHF Big Yellow Boot". Kështu e ka titulluar ajo postimin duke shtuar edhe një hashtag: "#iconic ".
Kjo lë të nënkuptohet se Paris është ambasadore e zëshme e këtij bashkëpunimi në mes të MSCHF dhe CROCS.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi
-
Brooklyn Beckham uron gjyshin për ditëlindje, pavarësisht tensioneve në familje
-
Ashley Graham kritikon rritjen e trendit të përdorimit të barnave për humbje peshe
-
Victoria Beckham nuk e dëgjon “zhurmën” që bëjnë mediat
-
Victoria Beckham tregon se si ajo dhe David përballuan tensionet në familje pas akuzave të djalit