Ylli i muzikës dhe modës, Victoria Beckham, e ka ngrënë të njëjtin ushqim çdo ditë për 25 vjet rresht. Kështu ka bërë të ditur bashkëshorti i saj David Beckham.
Disenjatorja 47-vjeçare e cila është e martuar me futbollistin e famshëm britanik nga viti 1999, shumë rrallë largohet nga dieta e saj e zakonshme e përbërë nga peshku dhe perimet.
“Fatkeqësisht jam i martuar me një person që e ka ngrënë të njëjtin ushqim çdo ditë për 25 vjet rresht. Prej se e kam takuar Victorian, ajo han vetëm peshk dhe perime dhe shumë rrallë largohet nga kjo dietë”, deklaroi Beckham.
Ish-ylli i ekipit “Manchester United” shpjegoi se gruaja e tij, e cila u bë e famshme në vitet ’90 si anëtare e pop grupit shumë të suksesshëm “Spice Girls”, një herë e kishte ndryshuar dietën kur ishte shtatzënë me të bijën Harper, dhe e përshkroi atë si mbrëmjen më të preferuar të jetës së tij.
Çifti i ka katër fëmijë së bashku, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
-
Bëhen të ditura sekretet e martesës së suksesshme të David e Victoria Beckham
-
Brooklyn Beckham uron gjyshin për ditëlindje, pavarësisht tensioneve në familje
-
David Beckham me urim për Victorian për Ditën e Nënës
-
Victoria Beckham nuk e dëgjon “zhurmën” që bëjnë mediat
-
Victoria Beckham tregon se si ajo dhe David përballuan tensionet në familje pas akuzave të djalit