Këngëtarja Vesa Smolica ka lansuar projektin e saj më të ri të quajtur “Tjetra”.
Kënga është shkruar nga vet këngëtarja, e cila gjithashtu është përkujdesur edhe për melodinë e këngës.
Ndërkaq videoklipi është xhiruar në Berlin, pasi që disa ditë më herët Smolica kishte postuar një fotografi në rrjetin e saj Facebook ku kishte njoftuar se janë duke realizuar një videoklip të ri, transmeton Koha.net.
“Duke xhiruar videoklipin në Berlin”, kishte shkruar ajo.
Artikuj të ngjashëm