Vesa Smolica, DJ Dagz dhe DJ PM, e kanë sjellë versionin e ri të këngës së popullarizuar të Nexhmije Pagarushës, "Mora testin".
Përmes videoklipit të këngës artistët kanë dashur t’i promovojnë bukuritë natyrore të Kosovës, transmeton emisioni Express në KTV.
Vesa dhe DJ PM, ishin të ftuar sot në Express, me ç'rast treguan detaje rreth këtij projekti muzikor.