Këngëtarja shqiptare, Venera Lumani, e cila është bërë shumë e njohur nga performancat e shkëlqyera në “The Voice of Albania”, ka treguar se së shpejti do të sjellë këngën e re.
25-vjeçarja nga Struga, në foton e postuar në Instagram, shihet të jetë në një studio incizimi. Ajo në përshkrimin e kësaj fotoje tregon se kënga do të punohet së bashku me EranPro Studio, shkruan kp.
Venera Lumani është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh poston fotografi së bashku me të dashurin e saj, Lind Islami, i cili gjithashtu u bë i pëlqyer nga të gjithë pas pjesëmarrjes së tij në “ The Voice”.