Ka vdekur aktori turk, Cüneyt Arkın, i njohur më së miri për portretizimin e heroit të guximshëm Kara Murat. Ai ishte 84-vjeçar.
Mediat turke kanë bërë të ditur se ai vdiq të martën (28 qershor) në një spital të Stambollit, kjo pasi një natë më herët kishte pësuar sulm në zemër.
Arkin ishte aktor, regjisor, producent dhe mjeshtër i arteve marciale. Gjatë karrierës katër dekadëshe, ai ka luajtur në rreth 300 filma dhe seriale turke, si dhe shquhet si një prej aktorëve më të vlerësuar turk të të gjitha kohërave.
Cüneyt Arkın u lind në vitin 1937 me emrin, Fahrettin Cüreklibatur. Ndërsa ishte duke e kryer shërbimin ushtarak si oficer rezervë në qytetin e tij të lindjes, Eskişehir, ai tërhoqi vëmendjen e regjisorit Halit Refiğ gjatë xhirimeve të filmit të vitit 1963, “Şafak Bekçileri”, ku luante edhe aktorja Göksel Arsoy. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Arkin punoi si mjek në Adana dhe përreth.
Famën ndërkombëtare e arriti në vitet ’80, me të luajtur në filmin “Dünyayı Kurtaran Adam” apo “The Man Who Saves The World”, ndryshe i njohur si versioni turk i filmit “Star Wars”. Roli i tij fundit ishte në serialin e vitit 2020, “Kuruluş: Osman”.
Në vitin 1972, Cüneyt Arkın u martua me, Betül Işıl, me të cilën i ka dy djemtë, Murat and Kaan Pola.