Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdiq aktorja Charlbi Dean në moshën 32-vjeçare

Charlbi Dean, një aktore e cila sapo kishte filluar ta shijojë suksesin në kinematografi falë rolit protagonist në filmin e shpërblyer me “Palmën e Artë” në Cannes, “Triangle of Sadness”, ka vdekur në moshën 32-vjeçare. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i saj për CNN-in.

Sipas tij, Dean vdiq të hënën (29 gusht) nga një sëmundje e papritur, derisa nuk dha më shumë hollësi.

Charlbi Dean u lind në Afrikën Jugore dhe karrierën e kishte filluar si modele në moshën vetëm 12-vjeçare.

Filmi i saj i parë ishte në komedinë e vitit 2010, “Spud”, ku luajti krahas yjeve Troye Sivan dhe John Cleese. Tutje ajo e vazhdoi karrierën prej aktoreje me role në filma të tillë si, “Death Race 3: Inferno”, “Blood in the Water”, “Don’t Sleep”, “Porthole” dhe të tjerë.

Aktorja po ashtu luajti në serialin e kanalit CW, “Black Lightning”, ku e portretizo rolin e Syonide.

Edhe Vdiq aktorja e filmit “The Ring” Showbiz Vdiq aktorja e filmit “The Ring”

Por roli i Charlbit në filmin “Triangle of Sadness” mbete më i madhi në karrierën e saj, veçanërisht pas pritjes pozitive që iu bë projektit në Festivalin ndërkombëtar të filmit në Cannes. Në këtë projekt, ajo e portretizoi një personalitet të famshëm të quajtur, Yaya, e cila së bashku me të dashurin e saj shkojnë në një udhëtim luksoz me anije i cili shkon keq.

Dean ishte e fejuar me modelin Luke Volker.

Image