Showbiz

Vdiq aktori Richard Belzer

Ka vdekur aktori Richard Belzer, i cili e portretizoi detektivin legjendar John Munch në serialitn “Law & Order”. Ai ishte 78-vjeçar.

Aktori i njohur amerikan jetonte në Bozouls, në jug të Francës, dhe ishte kushëriri i tij, Henry Winkler, ai i cili e bëri të ditur lajmin e vdekjes së Belzerit.

Belzer për herë të parë e portretizoi detektivin, John Munch, në vitin 1993 kur u bë pjesë e kastës së aktorëve të serialit “Homicide: Life on the Street”, në të cilin luajti për 122 episode, deri në vitin 1999. Pas kësaj ai u rikthye me këtë rol në projektin tjetër të suksesshëm televiziv, “Law & Order”, pjesë e së cilit ishte nga viti 1996 deri më 2000.

Megjithatë, ishte seriali “Law & Order: Special Victims Unit”, që e ndihmoi Belzerin të krijonte famë anembanë botës, dhe portretizimi i Munchit në këtë projekt zgjati jo më pak se 17 vjet dhe 325 episode.