Ka vdekur aktori i njohur hollywoodian, Hal Halbrook, në shtëpinë e tij në Kaliforni. Lajmin e ka konfirmuar asistentja e aktorit.
Ylli i nominuar me “Oscar” për rolin e tij në filmin “Into The Wild”, ishte 95-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHalbrook më së miri njihej për shfaqjen ku luante i vetëm në skenë, “Mark Twain Tonight!”, e cila u inskenua anembanë globit për më shumë se 6 dekada.
Disa prej roleve më të njohura të tij ishin në filmat: “All The President’s Men”, “Lincoln”, “The Fog”, “Into The Wild” dhe të tjerë.
Gjatë karrierës së tij si aktor i filmave, serive dhe shfaqjeve, Halbrook i fitoi disa shpërblime përfshirë këtu një “Emmy”, për portretizimin e presidentit Lincoln në filmin e vitit 1974 të regjisorit Carl Sandburg.
Yje të shumtë i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese, me ç’rast edhe e nderuan kujtimin e aktorit dhe dramaturgut të ndjerë.