Ka vdekur sot DJ i mirënjohur suedez Avicii, emri i vërtet i së cilit është Tim Bergling, raporton Billboard.
Avicii ka vdekur sot në moshën 28 vjeçare, ndërsa është i njohur për hitin e tij “Wake Me Up”, transmeton Koha.net.
“Me dhimbje të thellë e shpallim humbjen e Tim Berglingut, i njohur edhe si Avicii. Ai është gjetur i vdekur në Muscat, Oman pasditen e së premtes me kohën lokale, 20 prill. Familja është shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Nuk do të jepen deklarata të mëtejshme”, ka thënë publicistja e tij Diana Baron.
Avicii ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, me të cilën ka sjellë këngën “Lonely Together”.