Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes aktori amerikan Martin Landau

Aktori fitues i çmimeve Oscar, Martin Landau, vdiq në moshën 89 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mbrëmë familja e tij, të cilët kanë treguar se ka vdekur pas një lufte të shkurtër nga një sëmundje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Landau ishte yll i Hollywoodit i cili fitoi çmimin e madh “Academy Award” në vitin 1994 në filmin Ed Wood.

Vetëm pak kohë më parë, aktori e kishte festuar edhe ditëlindjen e tij të fundit, ndërsa la pas vajzat e tij Susise Landau Finch, Juliet Landau dhe mbesa Aria Isabel Landau Finch 8 vjeçare, gjithashtu ish-gruan Barbara Bain me të cilën janë divorcuar në vitin 1993 pas më shumë se tre dekada martesë.

Karriera e Landau kishte filluar në vitin 1950 me paraqitjet e tij të hershme duke përfshirë edhe rolin e tij tek filmi i famshëm Alfred Hitchcock.

Landau njihet edhe si personazh tek filmi Pinokio i vitit 1996.

Image