Pas ndarjes së stuhishme me futbollistin Gerard Pique, ka pasuar një periudhë e re e vështirë për Shakirën. Nëna e saj Nidia Ripoll është shtruar në spital për shkak të një mpiksje gjaku në këmbë.
Media të shumta spanjolle njoftuan fillimisht se Nidia kishte pësuar një atak në zemër. Megjithatë, Telemundo zbuloi se ishte trombozë venoze. Nidia ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këngëtarja ende nuk ka reaguar.
Babai i saj, William Mubarak, iu nënshtrua disa operacioneve vitin e kaluar pasi u rrëzua nga një lartësi.
Shakira kishte në plan të transferohej nga Barcelona në Florida me dy djemtë e saj në janar, por vendosi të qëndrojë në Spanjë edhe disa muaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Babait të Shakirës i përkeqësohet gjendja pas ndarjes së të bijës nga Pique
-
Shakira: Nuk ka vend për romancë në jetën time
-
Shakira frikësohej se familja nuk do ta përballonte ndarjen e saj nga Pique
-
Shakira thotë se pauzoi në karrierë pothuajse një dekadë shkaku i Piques
-
Shakira hijeshon ballinën e revistës “Billboard”