Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vasco Rossi koncert madhështor, 40 këngë për 40 vite karrierë

Mbi 220.000 fansa qenë në stadiumin në Modena Park dhe rreth 1.5 milion shikues përpara televizionit Rai 1 për të ndjekur koncertin e Vasco Rossit.

Rossi ka përjetuar mbrëmjen e tij magjike për karrierën 40-vjeçare.

Ai ka vendosur që të festojë me fansat e tij dhe audiencën në Modena, sepse pikërisht për të gjithçka ka filluar aty.

Vasco mbërriti në stadium me helikopter dhe bëri një performancë madhështore 3 orë e gjysmë.

Këngëtari me famë botërore këndoi 40 këngë për 40 vite karrierë. Padyshim që asnjë nga fansat, të cilët kanë pritur prej ditësh pa u dekurajuar nga moti dhe nga masat e sigurisë, nuk mbetën të zhgënjyer.