Një urdhër arrest është lëshuar për aktoren që ishte ndër të parat që zbuloi skandalin e abuzimeve seksuale në Hollywood.
Rose McGowan akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUrdhri i arrestimit erdhi pasi policia kontrolloi gjërat e saj personale në një fluturim në Aeroportin Ndërkombëtar të Washingtonit.
Policia thotë se gjeti lëndë narkotikë.
Zyrtarët thonë se janë përpjekur të kontaktojnë me McGowan në mënyrë që ajo të mund të paraqitet në një gjykatë në Virginia.
McGowan ka qenë një nga zërat kryesorë kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood, pas skandalit të producentit Harvey Weinstein.
Aktorja amerikane ishte e para që deklaroi zyrtarisht se ajo u përdhunua barbarisht nga Weinstein.