Projektet e këngëtarëve të rinj nuk kanë të ndalur.
E radhës është Tringa, e cila së fundi ka publikuar videoprojektin muzikor, “I huaj”. Ndryshe nga herët e tjera, që ajo është prezantuar me këngë ritmike, kësaj radhe dëshira e saj ishte që të realizonte një baladë.
Tringa thotë se balada e saj është eksperimentale dhe ndryshe nga baladat e zakonshme.
Deri tash këngëtarja ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Genc Prelvukaj, gjersa për baladën e re ajo ka bashkëpunuar me Bleron, i cili njihet si një përkrahës i madh i këngëtarëve të rinj.
parë konkurrencë të madhe në mes të këngëtarëve të rinj te ne, Tringa tha se nuk do të ndalet. Premtoi këngë dhe klipe të reja.