Vetëm pak ditë pasi që djali i Trey Songz, Noah, festoi ditëlindjen e tij të parë, reperi ka shpërndarë foton e parë të nënës së tij, identitetin e të cilës ai nuk e ka zbuluar.
Reperi 35 vjeçar i ka ndarë gjatë së mërkurës, pesë fotografi me ndjekësit e tij në Instagram, të vetes së tij, djalit të tij, dhe nënës së djalit, raporton Hollywood Life.
Ai gjithashtu e ka lavdëruar nënën e djalit të tij për punën që ajo e bën si nënë, duke e quajtur një ‘’nënë të mahnitshme’’, transmeton KOHA.
‘’Unë jam i obsesionuar. Ne e krijuam atë. Ti e bëre atë! Ti je një nënë e mahnitshme dhe ti merresh me të gjitha gjërat në mënyrë të këndshme’’, ka shkruar ai në përshkrimin e fotos.
Artikuj të ngjashëm
-
Trey Songz rezulton pozitiv me koronavirus
-
Dafina Zeqiri shfaq për herë të parë fytyrën e djalit të saj
-
Snoop Dogg do të publikojë një album për nder të nënës së tij të ndjerë
-
P.Diddy poston për herë të parë në rrjete sociale që nga arrestimi
-
Kourtney Kardashian për herë të parë publikon fotografi të djalit