Artistja dhe lojtarja e basketbollit, Dylan Gonzalez, ka deklaruar publikisht se këngëtari Trey Songz, e ka përdhunuar atë dhe i ka shkaktuar stres post-traumatik. Ajo po ashtu e ka angazhuar një avokat për ta përfaqësuar në një rast potencial gjyqësor kundër yllit të muzikës R&B.
Trey Songz is a rapist.
— Dylan Gonzalez (@IIGonZ_) December 31, 2021
Lord forgive me I Couldn’t hold that in another year.
See you in 2022 ??
Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Gonzales tha: “Me atë që duken si lajme të përsëritura pafundësisht për sulmet e supozuara seksuale të kryera nga Trey Songz, unë jam e detyruar ta rijetoj në mënyrë të përsëritur në mendjen time dhe të vuaj përsëri, tmerrin e shtypur prej kohësh dhe stresin e padurueshëm post-traumatik të përdhunimit tim nga duart e tij në një hotel të famshëm në Las Vegas”.
Ajo e vazhdoi mesazhin duke iu dërguar dashur, fuqi dhe shpresë të gjithë atyre që janë viktima të sulmit seksual.
Edhe
Padi e re ndaj Combsit, një grua e akuzon për përdhunim
“Ju nuk jeni vetëm”, shtoi tutje Gonzales.
https://www.instagram.com/p/CYmqW63v6Ux/?utm_source=ig_web_copy_link
Sportistja e njohur po ashtu i inkurajoi të gjithë personat që kanë përjetuar ngjarje të ngjashme, që të deklarohen publikisht dhe mos të lejojnë që abuzuesit e tyre tua shtypin zërin. Sipas saj, kjo është mënyra e vetme për t’u shëruar në aspektin fizik, mendor dhe emocional.
Gonzales nuk dha më shumë hollësi rreth asaj se kur dhe si ka ndodhur ngjarja.
Deri më tani, zëdhënësit e këngëtarit dhe aktorit të famshëm amerikan, Trey Songz, i kanë mohuar të gjitha akuzat duke deklaruar për uebfaqen “TMZ” se Trey dhe ekipi i tij janë të sigurt në procesin ligjor dhe se do të ketë një bollëk informacionesh shfajësuese që do të vijnë gjatë javëve të ardhshme.
Gonzalez nuk është gruaja e vetme që e ka akuzuar Songzin për sulm seksual. Në muajin nëntor, ai ishte subjekt i një hetimi për sulm seksual - përsëri në Las Vegas - pas një incidenti që supozohet se kishte ndodhur në festën e ditëlindjes së tij të 37-të në klubin e natës “Drai’s”.
Në vitin 2017, aktorja Keke Palmer e shpjegoi takimin e saj të vështirë me Songzin në një video pasionante të shpërndarë në rrjetet sociale. Palmer deklaroi se këngëtari e kishte mashtruar të marrë pjesë në një videoklip muzikor derisa ishin në një ndejë në Miami. Por më vonë kishte zbuluar se Songz dhe miqtë e tij e kishin xhiruar atë pa lejen e saj. Në intervistat e ardhshme, ajo pretendoi se këngëtari ishte fajtor për përdorimin e ‘kanosjes seksuale’ për ta detyruar atë të bëhej pjesë e videos.
Edhe
Jay-Z padit gruan që e akuzoi për përdhunim
Edhe modelja, Celina Powell dhe mikesha e saj Aliza, deklaruan publikisht në verën e vitit 2020 se Trey i kishte detyruar t’i bëjnë disa prej gjërave më të ndyra ndonjëherë. Aliza deklaroi se Songzi kishte urinuar mbi trupin e saj pa miratimin paraprak.
Përktheu: Edona Binaku