Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Tre të lënduar nga fishekzjarrët gjatë koncertit të Dua Lipës në Kanada

Gjatë koncertit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Toronto të Kanadasë, ndodhën ngjarje të paplanifikuara, falë disa fansave të cilët lëshuan fishekzjarrë brenda ambientit, me ç’rast u lënduan tre prej tyre.

Këngëtarja u ngjit në skenë në “Scotiabank Arena” të mërkurën mbrëma, kur një seri fishekzjarrësh u lëshuan nga ulëset në dysheme. Në videon nga ngjarja, shihen shpërthime të shumta me ngjyra të ndryshme teksa performojnë Dua dhe valltarët, raportoi TMZ të enjten.

Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos ka thënë për TMZ, se ata morën një telefonatë nga arena pak para mesnatës për fishekzjarrë në fund të shfaqjes.

“Na është thënë se të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital... specifikat e lëndimeve nuk ishin të qarta”, ka thënë përfaqësuesi i policisë.

Sipas tij, policët po punojnë me stafin e sigurisë në “Scotiabank Arena” për të shqyrtuar pamjet dhe për të përcaktuar se si u futën fishekzjarrët brenda si dhe kush është përgjegjës për ndezjen e tyre.

Edhe TikTokerja shqiptare “ndez rrjetin” me gjestin në koncertin e Dua Lipës Showbiz TikTokerja shqiptare “ndez rrjetin” me gjestin në koncertin e Dua Lipës

Ndërkohë, Dua Lipa nuk e ka komentuar incidentin.