Aktori 39-vjeçar, Tom Hiddleston, i cili në vitin 2016 u bë lajm në mediat botërore për lidhjen e tij me superyllin e muzikës pop, Taylor Swift, besohet se ka filluar të bashkëjetojë me të dashurën e tij të re, Zawe Ashton.
Dyshja e famshme duket të jetë në lidhje dashurie nga shkurti i vitit të kaluar, kur edhe filloi të spekulohet se Hiddleston dhe aktorja 35-vjeçare, Zawe Ashton, janë shndërruar në çiftin më të ri të showbizit, ransmeton Koha.
Tani, po spekulohet se ylli i filmave “Thor”, i ka kërkuar aktores dhe koleges së tij nga shfaqja “Betrayal”, që të shpërngulet në shtëpinë e tij në Atlanta, ku ai do të qëndrojë gjatë gjithë vitit 2020.
Aktori i famshëm britanik është duke punuar në një seri të re për platformën, Disney+, prandaj kohën e karantinës si pasojë e pandemisë së koronavirusit e ka kaluar në qytetin amerikan.
Çifti, po ashtu është parë disa herë së bashku në publik, teksa shëtisnin nëpër rrugët e Atlantas.
Një burim i afërt i aktori ka thënë për gazetën “The Sun”: “Tom dhe Zawe, kanë qëndruar të heshtur rreth lidhje së tyre por ajo i ka kaluar javët e fundit me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin dhe po e shijojnë jetën e qetë, larg vëmendjes së mediave dhe publikut si dhe glamurit që e shoqëron botën e showbizit. Jetët e tyre janë shumë të angazhuara me projekte, prandaj është shumë e rëndësishme për ta si çift, që të kalojnë sa më shumë kohë në privatësi.”
Edhe
Tom Hiddleston në pritje të fëmijës së parë
Dyshja është takuar gjatë realizimit të shfaqjes së Harold Pinterit, “Betrayal”, ku ata e kanë portretizuar një çift, martesa e të cilëve shkatërrohet si pasojë e aferës së bashkëshortes, me mikun e ngushtë të burrit të saj.
Në të kaluarën disa burime të afërta të Hiddlestonit, kishin treguar se ai është traumatizuar nga lidhja e tij e kaluar me, Taylor Swiftin, dhe vëmendja e madhe që e kishin marrë në publik. Nga atëherë, aktori është bërë paksa i fiksuar kur vjen punë tek ruajtja e privatësisë së tij, prandaj edhe ka zgjedhur të jetë shumë diskret me të dashurën e re. Por, aktori mendon që Zawe mund të jetë dashuria e tij e jetës, dhe është gati ta krijojë një lidhje më serioze me aktoren.