Showbiz

Timbaland dëshiron ta krijojë kolonën zanore të “Bad Boys 3” me Will Smith

Superproducenti Timbaland i ka bërë thirrje Will Smithit që të takohen me qëllim që të mundë ta kompozojnë kolonën zanore për vazhdimin e ri të hit-filmit “Bad Boys”.

Ylli i hitit “The Way I Are” ka punuar me superyjet si Beyonce, JAY-Z, Madonna dhe Rihanna, por është edhe një emër i madh me të cilin ai ende ëndërron të bashkëpunojë, dhe ai beson se publikimi i ardhshëm i filmit “Bad Boys for Life” do të shërbejë si mundësi e përkryer për Willin që t’i bashkohet atij në studion muzikore.

"Ai me të cilin nuk kam punuar, dhe të jem i sinqertë me ju me të cilin vërtet do të dëshiroja të punoja, është Will Smith...", tha Timbaland në emisionin amerikan të mëngjesit “Live with Kelly and Ryan”. "Mendoj se kjo do ta plotësonte trashëgiminë time...

"E kam përcjellë atë... dhe kam menduar, ‘Pse nuk kam punuar me ty? Pse nuk kam punuar me Will Smithin?’ Mendoj se është koha të bëjmë diçka unike..."., shkruan KOHA Ditore.

Duke e shpjeguar dëshirën për të kontribuar në filmin e tretë të Bad Boys, ai vazhdoi: "Besoj se Bad Boys (for Life) duhet të jetë diçka se ne bëjmë diçka. Ka në të diçka energjike, dhe ai po e xhiron atë në Miami... ‘Welcome to Miami’ ishte një nga këngët e tij më të mëdha".

Smith ende nuk i është përgjigjur propozimit të reperit dhe këngëtarit nga Florida, Timbaland, por “Bad Boys for Life”, vazhdimi i filmit të vitit 1995 “Bad Boys” dhe atij të vitit 2003 “Bad Boys II”, do të shfaqet në kinema në janar të vitit 2020.