Pop ylli The Weeknd do të performojë në “Super Boël” të vitit 2021.
Këngëtari performon pas Shakirës dhe Jennifer Lopezit në shkurt të këtij viti në Florida, të cilat me performancat e tyre morrën 104 milionë shikime, shkruan BBC.
“Ne të gjithë rritemi duke shikuar yjet më të mëdhenj të botës duke performuar në Super Boël dhe është një ëndërr të jesh në atë pozicion”, ka thënë ylli kanadez.
The Weeknd, emri i vërtet i të cilit është Abel Tesfaye, është bërë një nga yjet më të mëdhenj të dekadës së fundit, me shumë këngë dhe albume.
Albumi i tij i fundit “After Hours” ka arritur të jetë në krye të listës së më të dëgjuarave, ndërkohë që ka fituar tri çmime Grammy.
Artikuj të ngjashëm