Platforma Netflix e ka publikuar trailerin e filmit të ardhshëm francez, “The Takedown”, i cili i takon zhanrit aksion dhe komedi. Ai është vazhdim i projektit të vitit 2012, “One the Other Side of the Tracks”, dhe në rolet protagoniste sjell aktorët, Omar Sy, i njohur për portretizimin e protagonistit në serialin “Lupin”, dhe Laurent Lafitte.
Filmi e rrëfen historinë e policëve, Ousmane dhe François, të cilët kanë stile shumë të ndryshme të jetës dhe punës. Kjo dyshe jo e zakonshme ribashkohet sërish për një hetim të ri. Por, ajo që dukej si një mision i thjeshtë, del të jetë një çështje penale e shkallës së lartë e mbështjellë në rrezik.
“The Takedown”, e shënon premierën në Netflix më 6 maj të këtij viti.
-
“Carry-On”, trileri i ri i festave të fundvitit në Netflix
-
“The Harder They Fall” titullohet filmi i ri i Netflixit
-
Cena dhe André sjellin shumë të qeshura me filmin “Little Brother”
-
Jennifer Lopez u kthehet filmave romantikë me “Office Romance”
-
Netflixi zbulon pamjet e para të filmit “Peaky Blinders”