Aktori i njohur Dwayne “The Rock” Johnson ka folur për luftën e tij me depresionin.
Ylli botëror ka folur për çështjet mendore pas një postimi në Instagram në të cilën tregoi për tentimin e nënës së tij që të bënte vetëvrasje.
“Ngecja dhe dhimbjet janë reale. Isha i shkatërruar dhe në depresion. Arrita në një pikë ku nuk doja të bëja asgjë e të shkoja askund. Qaja vazhdimisht”, ka thënë ai për “The Express”.
“The Rock” në Instagram bëri të ditur se e ëma e tij tentoi të vriste veten kur Johnson ishte vetëm 15-vjeçar, duke dal në një rrugë të ngarkuar me vetura.
Për këtë kohë, ai ka thënë se ishte periudha më e keqe në jetën e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Dwayne Johnson ka mësuar rëndësinë që ka kujdesi ndaj vetes
-
Dwayne Johnson lëndohet gjatë xhirimit të filmit “The Smashing Machine”
-
Dwayne Johnson ëndërronte të bëhej këngëtar i muzikës country
-
“The Rock” thotë se u ftua nga partitë politike për të garuar për president të SHBA-së
-
The Rock thekson se nuk do të kthehet në filmin Fast and Furious