“The Big Bang Theory” sapo e ka thyer një rekord të madh televiziv, duke e mposhtur komedinë “Cheers”.
Të mërkurën filloi produksioni i episodit të 276-të - një më shumë se “Cheers” - duke e bërë atë sitcomin më të gjatë multi-kamerash ndonjëherë.
Kasta dhe ekipi e festuan këtë në set pas një leximi me kekë për nder të arritjes.
Episodi 276 do të transmetohet në maj si një nga episodet finale të serisë, shkruan KOHA Ditore.
Sitcomi më i gjatë live i çfarëdo lloji është “The Adventures of Ozzie and Harriet”, me 435 episode nga viti 1952 deri në vitin 1966, ndërsa “The Simpsons” është seriali më i gjatë me 657 episode.
Episodi njëorësh final i “The Big Bang Theory” do të transmetohet më 16 maj.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfundon “The Big Bang Theory” - finalja pati shikueshmëri të shkëlqyer
-
“The Big Bang Theory” la një gjurmë të pashlyeshme
-
“The Pitt” kryeson me 25 nominime në “Emmy”, ndërsa “Hacks” vendos rekord mes komedive
-
Sezoni i ri i “South Park” thyen rekordin e shikueshmërisë të vendosur më 1999
-
Sezoni final i “Squid Game” thyen rekordin e shikueshmërisë në Netflix