Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift shfaqet në publik për herë të parë që nga lajmi për ndarjen nga Joe Alwyn

Këngëtarja Taylor Swift është parë në publik për herë të parë që nga lajmi për ndarjen e saj me Joe Alwyn, 32 vjeç.

Swift u pa teksa po shijonte një darkë me mikun e saj të vjetër, muzikantin Jack Antonoff dhe aktoren Margaret Qualley në një restorant italian.

Këngëtarja e hitit “Lover” ishte e veshur me një bluzë të zezë dhe me xhinse me bel të gjatë.

Dukja e saj u kompletua me një buzëkuq.

Një burim i afërt me Swift dhe Alwyn konfirmoi për PEOPLE të shtunën, se dyshja u nda pas një lidhjeje gjashtëvjeçare.

Lajmi i ndarjes vjen pasi Swift po udhëton në vend për turneun e saj të Eras, në të cilin aktori nuk është parë.