Aktori i njohur Sylvester Stallone ka mësuar se si të ketë prioritet familjen më shumë sesa karrierën filmike.
Aktori që ka tri vajza me bashkëshorten Jennifer Flavin dhe dy fëmijë të tjerë me gruan e mëparshme Sasha Czak, ka thënë se në vitet e fundit ka ndaluar së menduari shumë për rolet, sepse familja është më e rëndësishme për të.
“Në të kaluarën gjeja veten duke menduar shumë për rolin e ardhshëm. Si të tejkaloja një situatë apo çfarë roli do të kem dhe thashë me vete: ‘O Zot, çfarë ka rëndësi?’ Aktrimi është prioriteti i dytë për mua. Sepse gjërat që kanë rëndësi përbëhen prej mishi dhe gjaku”.
Ylli i filmit “Rocky” së fundmi ka qenë i angazhuar në rolin e mafiozit Dwight “The General” Manfredi në filmin “Tulsa King’. Është befasuar kur ka parë se familja e tij nuk është larguar nga kinemaja kur shikoi aktorin duke luajtur rolin e të dënuarit.
“Nuk e di nëse është lavdi e kotë, por [Dwight] jam unë. Gjëja më e vështirë ishte që të mos tërhiqesha nga ky tipi. Po flisja me gruan dhe i thashë: ‘Ky do të jetë film i mirë sepse gjithmonë më ke akuzuar se jam burri i pandershëm. Pse të mos e provoj këtë rol?’. Sepse deri më tani është bërë portretizimi i mirë i gangsterëve, e dini De Niro, Al Pacino. Prandaj thashë, pse të mos jem vetja, të kem një anë të errët. Audienca ende nuk e ka parë”, ka thënë Stallone.
“Nuk mund ta besoja. Familja nuk u largua nga kinemaja. Ata nuk më kritikuan për asgjë. Thashë: ‘Ua, ata e pëlqyen filmin. Janë rritur në këtë botë, përse nuk reaguan”.
-
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin festojnë 29-vjetorin e martesës
-
Gruaja e Stallones e lidh famën me shtimin e numrit të fëmijëve transgjinor
-
Largimi nga vajzat ia mbush mendjen Sylvester Stallone ta ndërrojë vendbanimin
-
Stallone nderohet për sukseset e “Rockyt”
-
Bashkëshortja e Stallones kërkon shkurorëzimin nga aktori pas 25 vjetësh martesë