Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Spanjollët befasojnë Ermonela Jahon për ditëlindjen e saj

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka marr një befasi të këndshme për ditëlindjen e saj nga spanjollët në Teatrin Real të Spanjës pas përfundimit të operës “Madama Butterfly”.

Orkestra, kasti dhe të gjithë në sallë i kënduan asaj “urime ditëlindja”, duke e befasuar atë, transmeton Koha.net.

Ky moment është postuar në faqen zyrtare të Teatrit “Real”.

“Një befasi për Ermonela Jahon pas përfundimit të ‘Madama Butterfly’: Orkestra, kasti, dhe të gjithë në sallë kënduan ‘Urime Ditëlindja’”, thuhet në postimin e Teatrit Real.

Kurse në Facebook sopranoja shqiptare ka falënderuar “nga thellësia e zemrës” të gjithë për këtë befasi.

“Çdo qenie humane e ndjen kur e duan...Ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime Madrid”, ka shkruar Jaho në Facebook.

Artikuj të ngjashëm