Angel Blue e ka kritikuar këtë praktikë teatrale "arkaike" si "fyese, poshtëruese dhe racizëm të plotë". Teatri tha se shpresonte që Blue, e cila është afro-amrikane, do të pranonte një ftesë për t'u takuar me zyrtarët e Arenës në një "dialog" mbi këtë çështje
Romw, 17 korrik (AP) - Sopranoja Angel Blue thotë se nuk do të interpretojë në operën italiane këtë muaj, sepse makijazhi i zi u përdor në realizimin e një vepre këtë verë në po të njëjtën skenë.
Këngëtarja amerikane postoi në Instagram duke thënë se do të heqë dorë nga "La Traviata" në Arenën e Veronës këtë muaj, sepse teatri së fundmi realizoi një tjetër operë të Giuseppe Verdit, "Aida", që kishte interpretues me makijazh të zi.
“Racizëm i plotë”
Ajo e kritikoi këtë praktikë teatrale "arkaike" si "fyese, poshtëruese dhe racizëm të plotë".
Angel Blue, megjithatë, u rendit të shtunën në faqen e internetit të Arenës si duke kënduar rolin e Violetta në "La Traviata" më 22 dhe 30 korrik.
Edhe
Puccini në Kosovë – tragjedi e komedi madhështore që lë në hije kushtet
Teatri tha se shpresonte që Blue, e cila është afro-amerikane, do të pranonte një ftesë për t'u takuar me zyrtarët e Arenës në një "dialog" mbi këtë çështje. Arena, në një deklaratë të premten, tha se nuk kishte "asnjë arsye dhe as qëllim për të ofenduar dhe shqetësuar ndjeshmërinë e dikujt".
Për dekada, organizatat e të drejtave civile në SHBA e kanë dënuar publikisht makijazhin - ku interpretuesit e bardhë nxijnë fytyrat e tyre - si çnjerëzor, duke futur dhe përforcuar stereotipa racorë.
Arena këtë verë ka realizuar shfaqjet e "Aidas" bazuar në një vënie në skenë të klasikut të operës të vitit 2002 nga regjisori italian Franco Zeffirelli, i cili vdiq në vitin 2019. Ai në skenë përdor fytyrën e zezë.
“Të dashur miq, familje dhe dashamirës të operës”, nisi postimi i sopranos në Instagram. “Kam arritur në përfundimin fatkeq se nuk do të këndoj La Traviata në Arena di Verona këtë verë siç ishte planifikuar”.
Duke iu referuar vendimit të Arenës për të përdorur grimin e fytyrës së zezë në “Aida”, këngëtarja shkroi: “Më lejoni të jem plotësisht e qartë: përdorimi i fytyrës së zezë në çdo rrethanë, artistike apo ndryshe, është një praktikë thellësisht e gabuar e bazuar në traditat arkaike teatrale që nuk kanë vend në shoqërinë moderne. Është fyese, poshtëruese dhe racizëm i plotë”.
Mesazhi edukues
Edhe
“Arie të lirisë” me zërin që jehon në galaktikën e muzikës operistike
Ajo shkroi se nuk mundem “me ndërgjegje të mirë të shoqërohem me një institucion që vazhdon këtë praktikë”.
Deklarata e teatrit thoshte se "Angel Blue me vetëdije u angazhua të këndonte në Arena", edhe pse "karakteristikat" e vënies në skenë të Zeffirellit në vitin 2002 ishin "të mirënjohura".
Megjithatë, teatri theksoi shpresën e tij se protesta e saj do të përmirësonte përfundimisht mirëkuptimin midis kulturave, si dhe do të edukonte audiencën italiane.
“Çdo vend ka rrënjë të ndryshme dhe strukturat e tyre kulturore dhe sociale u zhvilluan gjatë rrugëve të ndryshme historike dhe kulturore”, thuhet në deklaratën e Fondacionit Arena të Veronës. Bindjet e përbashkëta shpesh janë arritur vetëm pas vitesh dialogu dhe mirëkuptimi reciprok.
Deklarata e Arenës theksoi dialogun, "në përpjekje për të kuptuar këndvështrimin e të tjerëve, në lidhje me detyrimet artistike të marra me vetëdije".
Edhe
Ariana Grande kritikon Shtëpinë e Bardhë për përdorimin e këngës së saj në videon e ICE-së
“Kundërqëndrimi, gjykimet, etiketimet, mungesa e dialogut, ushqejnë vetëm kulturën e kontrasteve, të cilën ne e refuzojmë totalisht”, thuhet në deklaratë, duke apeluar për bashkëpunim “për të shmangur ndarjet”.
Nuk është hera e parë që përdorimi i grimit të fytyrës së zezë për vënien në skenë të “Aidës” në Verona ka ngjallur protesta të një sopranoje. Në vitin 2019, sopranoja Tamara Wilson, e cila është e bardhë, protestoi kundër errësimit të fytyrës për të kënduar personazhin titullar të një gruaje etiopiane në operën në Arena.