Sophie Turner dëshiron ta luajë Boy George në një biografi të ardhshme pasi këngëtari dhe DJ sugjeroi se ajo do të ishte e përkryer për ta portretizuar atë.
Ylli i “Culture Club” kohët e fundit tha për “Vogue” se ishte "vërtetë i interesuar" për idenë që aktorja e Games of Thrones ta luajë atë në filmin e saponjoftuar dhe ajo është shumë e interesuar, shkruan KOHA Ditore.
Bashkëshortja e re e Joe Jonas shkroi të hënën në mediat sociale: "Pajtohem SHUMË @BoyGeorge."
Në intervistën me “Vogue”, Boy George tha, "Ka pasur disa sugjerime vërtetë interesante. Një nga sugjerimet më interesante ishte Sophie Turner... Kur isha 17 vjeç, do të kisha dashur të isha ajo."
Artikuj të ngjashëm