Një muaj pas publikimit të këngës “Pa ty” në bashkëpunim me Timin, këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj ka paralajmëruar projektin e saj të ri.
“Loca” do të titullohet kënga e cila pritet të publikohet së shpejti.
Kështu ka njoftuar këngëtarja përmes rrjeteve sociale në të cilën ka publikuar një video të shkurtër nga kënga e re.