Ylli 48-vjeçar i repit, Snoop Dogg, i cili e kishte lansuar këngën e tij ikonike “Gin and Juice” në vitin 1994, tani është futur në tregun e pijeve alkoolike me markën e tij të quajtur “INDOGGO”.
“Mezi pres që bota ta shijoj përzierjen time të pijes xhin! Kur e kam shkruar tekstin e këngës ‘Gin & Juice’ në vitin 1994, në mendje e kisha dëshirën për t’u ndjerë mirë dhe kënga flet për eksperiencat e mia personale. Por natyrisht ajo u shndërrua në himn global. Dhe teksa kam punuar në krijimin e pijes ‘INDOGGO’, dëshira ime kryesore ishte t’i jepja atyre ndjenjave jetë të re, përmes një xhini të butë, të ëmbël dhe unik”, citohet të ketë thënë reperi.
Brendi i ri i pijes xhin i Snoop Doggut thuhet se është inspiruar nga stili cool i Kalifornisë, dhe reperi mendon se ajo është tërësisht e veçantë në tregun e pijeve alkoolike.
Për revistën “People”, reperi tha: “Pija ime ka shije krejt ndryshe nga llojet tjera të xhinit në botë”.
Edhe
Snoop Dogg dhe Dr. Dre po punojnë rreth albumit të ri “Missionary”
“INDOGGO” fillimisht do të lansohet në Kaliforni kah fundi i këtij viti, para se të filloj të shitet anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.
Ndërkaq, së fundmi u bë i ditur lajmi se Snoop Dog i ka fituar më shumë se 5 milionë dollarë, prej se e ka arritur një marrëveshje marketingu me kompaninë e ushqimit me porosi “Just Eat”. Ky bashkëpunimi doli të jetë mjaft profitabil për yllin e muzikës rep.