Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sia tregon se divorci me Erik Anders Lang e çoi në depresion

Këngëtarja e hitit “Chandelier” Sia ka treguar për ndarjen e saj nga ish-burri i saj Erik Anders Lang më 2016.

Ajo ka thënë se ndarja i ka bërë shume keq dhe se nuk ka qenë në gjendje që të bëj muzikë si duhet.

Duke diskutuar rreth albumin të saj të ri “Resonable Women” ajo ka treguar se i kishte vështirësi në shkrimin e këngëve të saj.

“Në të vërtetë për 6 vjet unë shkruaja vetëm aty-këtu, nga një këngë, dhe nuk është se i përfundoja si duhet”, ka thënë Sia.

Ajo tregoi se divorci i ka bërë shumë keq dhe ndjehej sikur ishte në një vend të errët.

“Për tre vjet rresht kam më shumë e shtrirë në shtrat, në gjendje depresioni. Dhe nuk mund të bëja asgjë përgjatë asaj kohe”, ka shpjeguar ylli.

Edhe Ish-bashkëshorti i Sias kërkon 250 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare Showbiz Ish-bashkëshorti i Sias kërkon 250 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare

47-vjeçarja ka zbuluar se shkruante vetëm copëza këngësh, deri sa pati mundësi të mblidhte diçka nga to e të lansonte muzikë të mirë.

Sia e cila u martua me Dan Bernard gjatë fillimit të këtij viti, ka thënë se po dëshiron që ta heqë edhe parukën e saj të bardhë dhe të komunikojë me audiencën siç duhet dhe siç bëri në fillet e saj të karrierës.

“Ajo paruke më mundësonte të rrija brenda “fluskës” sime. Por tani po e di çfarë po ndodh përreth dhe mendoj se një ditë do të mundem të dalë në një shoë me fytyrën time të hapur dhe mendoj se do të ishte shume shumë mirë”, ka thënë Sia. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)