Ylli i shumë i popullarizuar i “Alf”, Max Wright, vdiq në moshën 75-vjeçare. Aktori kishte luajtur rolin e Willie Tanner në hitin e viteve ‘80. Wright po ashtu luante edhe në emisionin televiziv “Cheers and Norm”, ndërsa vdiq në shtëpinë e tij në Hermosa Beach, California.
Ai kishte edhe disa role në filma, si: “Reds”, “Soul Man” dhe “The Shadow”. U nominua për një “Toni Award” në vitin 1998, si aktori më i mirë, për shfaqjen Ivanov në Broadway, shkruan KOHA Ditore.
Shpesh, në intervista, thoshte se ishte i kënaqur që “Alf” kishte përfunduar, pasi që e urrente shoun në të cilin bëhej fjalë për një familje që adopton një jashtëtokësor.