Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shtyhet “Mis World” disa orë para finales, 23 garuese dalin pozitive për COVID-19

Konkursi i Miss World i këtij viti, i planifikuar të zhvillohet të enjten në Porto Riko, është shtyrë pasi shumë njerëz të lidhur me ngjarjen - përfshirë 23 nga 97 konkurrentet, rezultuan pozitive për COVID-19.

Në një deklaratë të lëshuar disa orë përpara fillimit të konkursit, organizatorët thanë se po e ricaktonin finalen televizive, duke përmendur "interesin për shëndetin dhe sigurinë e garuesve, stafit, ekuipazhit dhe publikut të gjerë".

Përfaqësuesit e Malajzisë konfirmuan se konkurrentja e tyre, Lavanya Sivaji, ishte në mesin e atyre që doli pozitive. Në një deklaratë të postuar në mediat sociale të enjten, organizata Miss World Malajzia tha se Sivaji ishte në izolim, por "klinikisht mirë".

Miss Bota e Indonezisë, Pricilia Carla Yules, ndërkohë u duk se konfirmoi raportet se ajo kishte rezultuar pozitive, duke shkruar në historitë në Instagram se "aktualisht është në rikuperim" dhe "ndihet shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht".

Në një konferencë për shtyp të Departamentit të Shëndetësisë në Puerto Riko të enjten, epidemiologia Melissa Marzán u tha gazetarëve se kishte pasur 38 raste pozitive të lidhura me Miss World: 15 staf dhe 23 konkurrente. Ajo konfirmoi se ishin organizatorët e konkursit dhe jo autoritetet e ishullit, që morën vendimin për ta shtyrë ngjarjen.

Organizata Miss World tha se finalja do të riorganizohet dhe do të mbahet brenda 90 ditëve të ardhshme.

Edhe Skandal para Botërorit, Japonia e pakënaqur me kushte Botërori 2026 Skandal para Botërorit, Japonia e pakënaqur me kushte

Finalja e së enjtes do të kishte shënuar kulmin e ngjarjeve të Miss World në kryeqytetin e Porto Rikos, San Juan.

Konkursi i vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë, që do të thotë se fituesja e vitit 2019, Toni-Ann Singh e Xhamajkës, mbetet titullarja në fuqi.