Shumë projekte muzikore do të vijnë në vazhdim nga anëtarët e labelit “On records”, kjo pasi ata prej kohësh janë duke punuar sa u përket këngëve dhe videoklipeve të reja.
Kida do të vijë në bashkëpunim me Feron, derisa Mozzik, Getinjo, Fuego dhe Enis Bytyqi do të vijnë me projekte solo.
Fero për KTV-në ka treguar se bashkëpunimi me Kidën ka qenë një projekt i menduar prej kohësh, por angazhimet e tyre kanë bërë që ai të mos publikohet deri më tani.
Kjo është një këngë ritmike, për tekstin e së cilës është kujdesur vet këngëtari.
Projekti i fundit që Kida ka sjellë është ai me titull “Pe du”, e publikuar para një muaji, këngë e cila rezultoi mjaft e suksesshme. Kjo u vërejt edhe nga reagimi i publikut në mbrëmje të ndryshme muzikore.
Ndërsa Fero bashkëpunim pati edhe në projektin para këtij që planifikohet të publikohet së shpejti. Ishte kënga “No kiss”, të cilën ai e solli me Baby G.
Edhe
Kida paralajmëron projektin e ri menjëherë pas “Biletës”
“Xhelozia” është projekti i fundit që Mozzik e solli hiq më shumë se para 4 javëve. Një këngë, e cila u pëlqye shumë nga adhuruesit e muzikës së tij. Por siç është shprehur edhe vet këngëtari, ai nuk e ka në plan të ndalet dhe menjëherë do ta sjellë projektin e radhës, i cili po ashtu do të jetë solo. Pa dashur të bëjë të ditura detajet, Mozzik për KTV-në është shprehur se është një projekt shumë i veçantë, për të cilin ka punuar që një kohë të gjatë.
Së shpejti me këngë e videoklip do të vijnë edhe Getinjo dhe Enis Bytyqi. Edhe ata do të sjellin projekte solo, derisa të fundit nga ta ishin këngët: “Sexy” që e solli Getinjo, ndërsa “Jerem” nga Enis Bytyqi.