“Pharma Bro” është gjetur fajtor për mashtrim javën e kaluar.
Bosi i famshëm farmaceutik me origjinë shqiptare, Martin Shkreli, ka lëshuar albumin “Once Upon A Time in Shaolin” të hip hop bendit të njohur amerikan Wu-Tang ndërsa ishte duke diskutuar për mashtrimet në një intervistë.
“Pharma Bro”, i cili është shpallur fajtor për tri akuza të mashtrimit me letra me vlerë javën e kaluar, thuhet se ka blerë kopjen e vetme të albumit “Once Upon A Time in Shaolin” në vitin 2015 në vlerë prej 2 milionë dollarë, transmeton Koha.net. 10 minutat e albumit mund të dëgjohen kur ai ishte duke dhënë një intervistë. Intervista e plotë është publikuar në YouTube.
Pjesën e albumit mund ta dëgjoni nga minuta e 48-ë ndërsa Shkreli është duke shpjeguar se si e ka blerë këtë kopje të vetme të këtij. Shikoni në videon më poshtë.
Gjithashtu, thuhet se Shkreli ka blerë edhe kopjen e vetme të albumit “Tha Carter 5” të reperit të njohur amerikan Lil Wayne.
Sipas gazetarit amerikan Alex Pfeiffer, reperi Wayne e kishte shitur Bugattin e tij dhe CD-në e albumit e kishte harruar në të, pastaj këtë album e kishte blerë Shkreli nga pronari i ri i Bugattit të reperit.
-
Shkreli vendos në ankand albumin sekret të Wu-Tang
-
Albumi më i rrallë në botë do të ekspozohet në Australi
-
Martin Shkreli lirohet nga burgu më herët
-
Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë për mashtrimin me barna
-
Kompania e shqiptarit do të paguajë 40 milionë dollarë pasi rriti çmimet e ilaçeve