Artistët shqiptarë kohët e fundit janë tejet të fokusuar në debutimin në tregun botëror. Disa tashmë kanë nënshkruar kontratë me gjigantin muzikor “Sony Music”, por ka edhe prej tyre që në mënyrë të heshtur po punojnë drejt depërtimit në këtë treg.
Megjithëse në trojet shqiptare ajo është ndër këngëtaret më të suksesshme, kjo duket sikur nuk po i mjafton Elvana Gjatës. Pop-këngëtarja shqiptare po qëndron në Los Angeles, ku po punon në projektet e reja muzikore. Gjatë qëndrimit në L.A. këngëtarja ka realizuar një set fotografik dhe disa prej fotove i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, raporton emisioni “Express” në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Me një pamje të thjeshtë, por me shumë stil, Elvana ka mahnitur ndjekësit e saj.
Adhuruesit janë në pritje të këngës së re të Elvanës, e cila thuhet se do të realizohet me producentët e yllit botëror Justin Bieber, me të cilët është parë së fundi këngëtarja në Grammy Awards.

“Lejla” një bashkëpunim me 2 po 2 dhe Capital T ishte një ndër hitet e verës së vitit 2016.
