Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sevdai Radogoshi mbush 59 vjet

Sevdai Radogoshi, mjeshtri i humorit nga Gjakova, sot mbush 59 vjet.

Sevdaiu lindi në Gjakovë më 26 shkurt 1958. Roli më i njohur i tij është Qumili por ai ka luajtur edhe dhjetëra role të tjera të cilat i bënë shqiptarët të qeshin për vite të tëra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skeqet e para në estradë i kishte punuar në vitin 1973, për t’u popullarizuar në mesin e viteve 1980-të me Qumilin e paharruar dhe me dyshen tjetër, Lecin (Ibrahim Krajkovën), tashmë i ndjerë, dhe Cimën (Rasim Thaçin), që së bashku quheshin “Treshi Përsheshi”.

Sevdai Radogoshi mëngjesin e sotëm ka uruar veten në një formë komike, duke i fryrë një qiriu mbi pogaçen e famshme me suxhuk të Gjakovës, apo samun.