Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Seria “Killing Eve” bëhet me sezonin e tretë

Seria “Killing Eve” sapo ka filluar me shfaqjen e sezonit të dytë, por tashmë nuk duhet të shqetësohet për të tretin.

Lajmin e mirë e njoftoi dje drejtuesja e përmbajtjeve zbavitëse për AMC, Sarah Barnett: "E adhurojmë këtë seri dhe duam që në rrjetin tonë ta kemi Sandra Oh, Jodie Comer dhe Fiona Shaw. Phoebe Waller-Bridge dhe Emerald Fennell i kanë bërë dy sezone fantastike argëtuese dhe tani udhëheqjen e merr Suzanne Heathcote (Fear the Walking Dead). Killing Eve nuk bën asgjë në mënyrë klasike dhe kështu e vazhdojmë traditën e ndërrimit të skenaristes dhe jemi të kënaqur që tri femra të shkëlqyera e kanë mundësinë ta lënë gjurmën e tyre me këtë seri", shkruan “Variety”.

Image

Seria është e bazuar në tregimet “Codename Villanelle” nga Luke Jennings dhe bën fjalë për "lojën e maces dhe miut", e cila zhvillohet mes dy femrave: Eve (Sandra Oh), agjentes së MI5, e cila përjeton monotoni me punën në zyrë dhe vrasëses së talentuar Villanelle (Jodie Comer), të cilën Eve dëshiron ta gjejë dhe ta vrasë. Sandra Oh i fitoi tri çmime për sezonin e parë ndërsa Jodie Comer dy, shkruan KOHA Ditore.

Sezoni i dytë i “Killing Eve” filloi me shfaqjen të shtunën e kaluar dhe do t’i ketë 8 episode sa i kishte edhe sezoni i parë.

Artikuj të ngjashëm