Showbiz

Semi rrëfehet në Big Brother: Bojken Lako me ndryshoi jetën

Këngëtarja, tashmë banore e Big Brother Vip, Semi, ka folur për lidhjen që ka pasur për 9 vite me Bojken Lako.

Ajo mes tjerash ka treguar që tashmë janë miq të mirë, madje i tillë do të mbetet gjithmonë për Semin.

“Më ndryshoi jetën. Për 9 vite më sillte kafen në mëngjes, donte të mos punoja, të shkollohesha, të merresha me muzikë. Ishte shumë e vështirë të vendosja të ndahesha nga Bojkeni, por dashuria me fishekzjarrë nuk ishte më aty. Prandaj meqë bërë dy shok të ngushtë, pse të mos mbesnim dy shokë të ngushtë. Do të jetë gjithë jetës miku im më i ngushtë”, është shprehur Semi.